Opozita: Protesta, ditë e natë para Qeverisë

0
680

Albini

Forma e protestës së opozitës do të ndryshojë ditët në vijim duke mos ndërruar vendin e protestës.

Burime të Gazetes brenda opozitës bëjnë të ditur që forma e protestës nga opozita do të ndryshojë dhe do të jetë e vazhdueshme.

Në njëfarë mënyre, këtë e kishte paralajmëruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Përveç 27 shkurtit, mund të ndodhim reagime qytetare. Me siguri do të ndryshojë qasja e protestës, jo protestë e njëhershme, por mund të fillojë që tani, që nesër e pasnesër, qytetarët e vendit me ardhë të fillojnë një reagim të prezencës së përhershme, jo që shkojnë e vinë, por të një prezence të përhershme të vazhdueshme deri në dorëheqje. Sidomos sot (19.02.2016) qytetarët e kanë parë që vërtetë duhet të jenë të vendosur sepse këta nuk po marrin vesh as në mënyrën paqësore, vetëm duhet t’i detyrojmë të japin dorëheqje, kuptohet pa pasoja e pa fatkeqësi për vendin”, ka thënë Haradinaj të premten pas seancës problematike, që rezultoi me deputetë të arrestuar.

Të njëjtat fjalë i pati thënë edhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, teksa largohej nga Kuvendi i Kosovës drejt zyrave të Vetëvendosjes, pas përjashtimit të opozitës nga seanca e datës 19 shkurt.

Po të njëjtat burime bëjnë të ditur se para Qeverisë së Kosovës protesta do të jetë paqësore dhe do të zgjasin për ditë me radhë, sipas tyre, deri në dorëheqje të Qeverisë.

Albini ne Proteste

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu