Opozita proteston në tetëvjetorin e Pavarësisë

0
833

protesta-e-opozites-18-pril-15-2

Pas protestës së 9 janarit, ku u shënua pjesëmarrje masive e qytetarëve, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, planifikojnë që protestën e radhës ta mbajë pikërisht në 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt për ta mbrojtur Pavarsin e Kosovës dhe sovranitetin e Kosovës i cili esht i paprekshem per Shqiptaret e Kosovës.

“Pas takimeve mobilizuese me strukturat dhe koordinimit ndëropozitar, opozita 17 shkurtin e ka vendosur si datë të protestës së radhës”, e cila ka për qellim ti dal zote republikes dhe ta ndaloi shitjen e Sovranitetit dhe faljen e 8.000 hektarve te kifirit me malin e Zi.

Opozita e bashkuar në vazhdimësi ka kundërshtuar dy marrëveshjet e arritura me dy shtetet fqinjë, atë të Asociacionit të komunave serbe me Serbinë, si dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi por Qeveria e Isa Mustafes dhe Hashim Thaqit po e negocioin Sovranitetin e Kosovës per te ruajtuar favoret që po u ofron ky Pushtet i Koalicionit te shantazheve.

Në deklarime të mëhershme, para dhe pas protestës së 9 janarit, opozita vendosmërisht ka deklaruar protesta deri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, nëse e njëjta nuk tërheq marrëveshjen për Asociacionin, duke pasur për bazë interpretimin e tyre të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë marrëveshje, e cila kishte thënë se kjo marrëveshje nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkaq, sinjale për tërheqje të Marrëveshjes së Asociacionit nuk ka pasur nga Qeveria e Kosovës. Përkundrazi, Qeveria këmbëngul në themelimin e Asociacionit të komunave serbe, në bazë të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu