Orari i opozitës për qëndrim në tenda (Dokument)

0
426

Protestat e VV

Partitë opozitare,Vetëvendosje, Nisma e AAK sot do të ngrisin disa tenda pranë Qeverisë së Kosovës, për të pamundësuar mbajtjen e seancës për zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit.

Por, liderët e këtyre tri subjekteve opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj e kanë menduar edhe në detaje këtë qëndrim në tenda, shkruan Gazeta Fjala.

Ata kanë vendosur që të bëjnë orar për njerëzit që do të qëndrojnë në shesh.

Gazeta Fjala ka siguruar një dokument ku shihet se si i është ndarë orari për të qëndruar në tenda njerëzve të Nismës së Fatmir Limajt.

Siç shihet në këtë dokument, protestuesit e Nismës sot do të qëndrojnë në tenda nga ora 14:00 deri në 8:00.

Derisa të merkurën dhe të enjten do të dalin nga ora 10:00 për të qënduar fiks 24 orë.

Gazeta ka mësuar se përqindja e njerëzve që do të qëndrojnë në tenda është ndarë në bazë të fuqisë që ka partia.

Vetëvendosje do ta ketë numrin më të madh, më pas AAK dhe në fund Nisma. Derisa ushqimin për njerëzit që do të qëndrojnë në tenda do të paguhet nga tri subjektet opozitare.

Doc. orari

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu