Osmani: Për herë të parë Kosova kishte Qeveri që planifikonte padi për gjenocidin serb

0
187
Osmani: Për herë të parë Kosova kishte Qeveri që planifikonte padi për gjenocidin serb

Kryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke kujtuar krimet e luftës, ka thënë se për herë të parë Kosova kishte një Qeveri që në programin e saj kishte përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë.

Ajo ka kujtuar rastin e Dren Cakës, i cili është i vetmi i mbijetuar i masakrës së forcave serbe të kryera gjatë natës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e tij në Gjakovë

Osmani përmes një statusi në Facebook ka thënë se “për herë të parë, Kosova kishte institucione që flisnin para gjithë botës për vuajtjen e fëmijëve gjatë luftës dhe kërkonte drejtësi për ta dhe insistonte që nuk ka paqe pa drejtësi”.

“Ta kujtojmë këtë sot e çdo ditë, përderisa përkujtojmë fëmijët e vrarë, masakruar e të djegur për së gjalli, në Gjakovë e anekënd Kosovës”, ka shkruar ajo.

Dje është shënuar 21-vjetori i Masakrës në lagjen Qerimi në Gjakovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu