Osmani thotë se për ta parandaluar copëtimin e territorit të Kosovës, duhet një Lidhje e re

0
161
Osmani thotë se për ta parandaluar copëtimin e territorit të Kosovës, duhet një Lidhje e re

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka kujtuar 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Sipas saj, shqiptarët, nuk janë imigrantë, por banorët e hershëm të këtij vendi. “…ne kemi qenë të lirë e të pavarur disa shekuj më parë dhe ne mund të pretendojmë me plot fjalën të drejtën për të krijuar një Shtet”, ka shkruar ajo.

Osmani ka deklaruar se shqiptarët kanë dy shtete që lëngojnë. “Projektet shtetërore të rrezikuara riaktualizojnë kërkesat e Lidhjes për mobilizim për shtetin e kombin”, ka deklaruar ajo.

“Në një kohë kur rreziku i copëtimit të territorit është evident, vetëm qëndrimi unik e bën Kosovën të pacenueshme. Ndaj, na duhet një Lidhje e re për shtetin e Kosovës, në mënyrë që nesër ky vend të jetë strehë e sigurt ku jetojnë dinjitetshëm të gjithë qytetarët pa dallim”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Dy ngjarje dhe një histori

Thirrja patriotike e Lidhjes së Prizrenit e para 142 vjetësh është sërish thirrje dhe ftesë për rizgjim kombëtar.

“Ne, Shqiptarët, nuk jemi imigrantë, por banorët e hershëm të këtij vendi; ne kemi qenë të lirë e të pavarur disa shekuj më parë dhe ne mund të pretendojmë me plot fjalën të drejtën për të krijuar një Shtet”.

Sot, shqiptarët kanë dy shtete që lëngojnë. Projektet shtetërore të rrezikuara riaktualizojnë kërkesat e Lidhjes për mobilizim për shtetin e kombin.

Kërkesat e Lidhjes riaktualizojnë nevojën për kohezion shoqëror dhe unitet kundrejt zhvillimeve me të cilat përballet shteti i Kosovës. Në një kohë kur rreziku i copëtimit të territorit është evident, vetëm qëndrimi unik e bën Kosovën të pacenueshme. Ndaj, na duhet një Lidhje e re për shtetin e Kosovës, në mënyrë që nesër ky vend të jetë strehë e sigurt ku jetojnë dinjitetshëm të gjithë qytetarët pa dallim.

21 vjet më parë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Javijer Solana, urdhëroi ndaljen e bombardimive mbi caqet e ushtrisë jugosllave e policisë serbe pas kapitullimit të Millosheviqit, kurse Këshilli i Sigurimit i OKB-së, po në të njëjtën ditë, miratoi dërgimin e ushtarëve të KFOR-it nga 36 shtete. Sot Kosova është e lirë falë ndihmës së shteteve që i qëndruan në krah dhe sakrificës së popullit të saj. Një pjesë e këtyre ushtarëve të NATO-s sot ende janë garant i sigurisë për vendin tonë. Falënderojmë pafundësisht secilin prej tyre për kontributin që vendi ynë të jetë i lirë.

21 vjet më pas ëndrra për lirinë ka marrë kuptim, por ëndrra për shtetin ku sundon e drejta vazhdon. Ndaj sot, nevoja për forcimin e shtetit nëpërmjet rendit e ligjit është domosdoshmëri!

Liria është koncept universal, teksa nevoja për Lidhjen për shtetin urgjencë kombëtare!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu