OVL e UÇK-së: Nesër të gjithë në protestë

0
1035

UCK

Shoqatat e dala nga lufta në bashkëpunim me organizatat studentore gjatë ditë së nesërme do të protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

“OVL bashkërisht me parlamentin e studentëve do të protestojmë për padrejtësitë që po iu bëhen Kosovës”, ka thënë Xhavit Jashari, përfaqësues i shoqatave të dala nga lufta.

Ai theksoi se me themelimin e Gjykatës Speciale dëmtohet vetëm shteti i Kosovës.

“Fillimit na është bërë padrejtësi nga armiku shekullor, tash po na bëhet padrejtësi edhe me themelimin e kësaj Gjykate”, ka shtuar Jashari, raporton Indeksonline.

Ai bëri të ditur se edhe në ditën kur do të shqyrtohet në Kuvendin e Kosovës projektligji për Gjykatën Speciale pjesëtarët e OVL-së do të jenë para ndërtesës së Kuvendit për t’iu bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë projektligjin për Specialen.
Ndërkaq përfaqësuesi i parlamentit studentor, Arben Ahmeti, theksoi se edhe ky parlamenti do t`i përkrah protestat e nesërme.

“Çdo përpjekje për ta njollosur luftën e UÇK-s, është e papranuar”, ka thënë ai.

E gjatë ditës së nesërme sipas Faton Klinakut, sekretar në UVL, UÇK protesta do të fillojë nesër në ora 12:00. Protestuesit do të mblidhen në sheshin kryesor të Prishtinës për të vazhduar më tej drejt selis së EULEX-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu