Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të protestojë të premten kundër krijimit të Gjykatës Speciale.
Kreu i kësaj organizate Xhavit Jashari, ka thënë se assesi nuk mund të pajtohen me faktin e krijimit të Speciales.
Jashari në emisionin “Click”, ka konfirmuar se të premten do të thërrasin protestë për të kundërshtuar krijimin e Gjykatës Speciale nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se nuk i besojnë kësaj gjykate ndërkombëtare, duke shtuar se me krijimin e Speciales po i merret një pjesë e sovraniteti shtetit.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës të premten pritet të votojnë krijimin e Gjykatës Speciale e cila për qëllim ka hetimin e disa pjesëtarëve të UÇK-së për krime të bëra gjatë luftës në vitin 1998/1999.