OVL e UÇK’së të enjten protestë para Rektoratit

0
676

ovl-uck-328033

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të mbaj protestë para Rektoratit të UP-së, të enjten në orën 12:00, për t’i shprehur pakënaqësitë rreth moszbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për regjistrimin e këtyre kategorive të UP-së.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave kanë thënë se nëse edhe pas të enjtes nuk përmbushen kërkesat do të vazhdohet me demonstrata.

“Ne kemi kërkuar dhe i kemi dhënë afat rektorit që të reflektojë dhe të respektojë memorandumin dhe ti regjistroj fëmijët e kategorive të dala nga lufta, po ashtu edhe ministri i ka bërë fillimisht një rekomandim që të respektojë memorandumin e mirëkuptimit”, thotë Xhavit Jashari.

Kurse, Smajl Elezi ka thënë se do të përpiqen që protesta të jetë paqësore.

“… po ju informoj vetëm për të enjten, në qoftë se rektori nuk reflekton , javën tjetër në vijim do të vazhdojnë prapë protestat,por nuk japim përgjegjësi edhe nëse kalon në demonstratat”, ka thënë ai.

Këto deklarata përfaqësuesit e OVL UÇK’së i kanë bërë të martën në një konferencë për media.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu