OVL kërkon nga Jahjaga të mos e nënshkruaj ligjin

0
775

Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së , Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve dhe ajo e Invalidëve të luftës, reaguan për projektligjin e miratuar dje në Kuvendin e Kosovës për këto kategori.

Drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta thanë se do të kërkojnë nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga që të mos e nënshkruaj ligjin për vlerat e luftës, meqë ky ligj sipas tyre është i papranueshëm, raporton RTK.

Drejtuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Muharrem Xhemajli, ndonëse ka marrë pjesë në komisionet për hartimin e ligjit për vlerat e luftës, tha se vërejtjet dhe sugjerimet e tyre nuk janë marr parasysh.

Xhemajli thotë se me këtë projektligj u është mohuar e drejta veteranëve t’i gëzojnë të drejtat e tyre. Për këtë, ai fajin ua hedh deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës e ka marr një vendim për heqjen e nenit 12 për benificionet e veteranëve, ne po atë ditë kemi reaguar në korrik. Kemi reaguar, kemi thënë që për ne është e papranueshme. Edhe tash po them që veprimi i qeverisë është i papranueshëm, por mllefi jonë është te Kuvendi i Kosovës sepse deputetët janë ata të cilët i miratojnë ligjet”, tha ai.

Edhe për drejtuesin e shoqatës së familjeve të dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ligji është i papranueshëm.

Organizata e Veteranëve të Luftës, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe ajo e Familjarëve të Dëshmorëve, thanë se do të kërkojnë nga presidentja e vendit, Jahjaga që të mos e nënshkruaj ligjin, në mënyrë që i njëjti të kthehet dhe të përpunohet sërish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu