OVL-të e UÇK-së nesër demonstrata për rrëzimin e rektorit Zejnullahu

0
648

OVL - UCK

Shoqata e dala nga lufta do të organizojnë nesër një demonstratë para rektoratit të UP-së në ora 12:00.

Kërkesa do të jetë dorëheqja e rektorit Ramadan Zejnullahu si pasojë e mospërfilljes së regjistrimit me automatizëm të 1 mijë vetave që këto shoqata ia kanë dërguar atij. Xhavit Jashari në emër të shoqatave nuk ka premtuar se demonstrata do të jetë e qetë.

Ai nuk ka përjashtuar revoltën që mund të ndodh nesër pasi që sipas tij kandidatët janë të revoltuar.

Jashari ka akuzuar ambasadat e huaja diplomatike në vend se po shkelin autonominë e UP-së duke shkuar dhe vizituar UP-në apo takuar rektorin Zejnullahu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu