Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në vazhdimësinë e agjendës për mbrojtjen e vlerave të luftës, kanë shpërndarë sot në tërë Kosovën bilbordat me tekst: “EULEX is doing Nothing to fight War crimes”, ku janë paraqitur edhe disa prej lokacioneve ku gjatë luftës policia dhe ushtria jugosllave-serbe, ka masakruar popullatën civile shqiptare.
“Është viti i dytë që Organizatat nuk e kremtojnë 12 qershorin, si ditë të Paqes, sepse ata që e sollën këtë paqe, po persekutohen padrejtësisht nga EULEX-i, në emër të “drejtësisë”.
“Organizatat nuk do të ndalen me kaq, por agjenda do të zbatohet deri në realizimin e qëllimit”, thuhet në një njoftim të OVL të UÇK-së.