OVL – UÇK, kërcenon Pushtetin Maqedon

0
641

UCK

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së  kanë bërë me dije se nesër në orën 11:00 në ora 11:oo, të protestojnë para Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë për të kërkuar lirimin e Gafurr Dugollit, ish-bashkëluftëtarit të tyre.

Organizatat e dala nga Lufta e -së, përveç shqetësimit me rastin e arrestimit të bashkëluftëtarit tonë Gafurr Dugolli, shprehim edhe revoltën për shkak të fletëarresteve të lëshuara nga Serbia, e aq më keq sepse shtetasit e Kosovës konsiderohen qytetar të Serbisë, edhe pse kemi njohje reciproke në mes të shtetit të Kosovës dhe Maqedonisë”.

“Kërkojmë nga Institucionet e Republikës së Kosovës, që të marrin masa për ta liruar menjëherë qytetarin e Kosovës, i cili njëkohësisht është edhe zyrtar i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, përndryshe ne do të protestojmë vazhdimisht para ambasadës së Maqedonisë në Kosovë dhe nuk garantojmë për sigurinë e personelit të ambasadës” thuhet në komunikatën për media të veteranëve të UÇK-së, transmeton Klan Kosova.

UCK

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu