OVL-UÇK-së pyesin se ku mbetën edhe 18.5 milion euro!

0
732

UCK

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimeve në lidhje me mospagesat e pensioneve nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Në këtë komunikatë ndër të tjera thuhet se OVL-UÇK është shqetësuar për shkak të shpërdorimit të buxhetit të vitit të kaluar prej 24 milionësh, i ndarë për pensionet e veteranëve sepse janë shfrytëzuar vetëm 5.5 milion, kurse të tjerat nuk dihet se ku kanë shkuar dhe asnjëherë nuk u dha ndonjë sqarim, as për ne dhe as për opinionin.

“Qeveria e Kosovës, duhet ta ketë parasysh se Fondi Monetar Ndërkombër nuk mund e as që ndërhyn në fondet se ku i dërgon shteti, dhe këtë FMN na e kanë thënë edhe neve në takimin e datës 21 janar 2016, prandaj të mos bëjnë lojëra me veteranët sepse arsyetimi i tyre për numër të madh të veteranëve dhe aplikuesve për pensione, nuk na takon neve e as veteranëve por shtetit, i cili për çdo shkelje ligji duhet të marrë masa ligjore ashtu siç edhe parashihet në ligj.

Shpërdorimi i 18.5 milionëve të vitit të kaluar, kërkojmë të kompenzohet nga 700 milionëshi i Fondit të Privatizimit dhe t’iu kryhen pagesat të gjithë veteranëve ashtu siç e parasheh ligji, dhe mëpastaj në buxhetin për vitin e ardhshëm, të planifikohen mjete financiare, me qëllim që të mos ketë asnjëherë këso probleme.

Nëse Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave dhe Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale, vazhdojnë edhe më tutje me anarki institucionale, do të përballen me protesta masive të veteranëve të luftës së UÇK-së”, thuhet në këtë komunikatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu