Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, shprehet i bindur se Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë do të ngre aktakuza në Kosove, thotë Pacolli për televizionin zviceran SRF.
Ai thotë se ka shqiptarë që janë fajtor për krime lufte.
“Është e mirë që do ketë akuza kundër atyre që në të vërtetë kanë kryer krime lufte. Ka patur shqiptarë që kanë bere krime. Ata duhet të dënohen për këtë”, ka thënë ai.