
Ende pa u qetësuar situata që shkaktoi ardhja e tij nga Zvicra në Kosovë përmes Shqipërisë, deputeti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kërkuar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, që të kthehet në Lugano.
Para 5 ditesh Behgjet Pacolli thoshte sa po me mungon Atdheu dhe beri gjithe ate rremuje Politike se gjoja nuk poi lejohet kthimi ne Kosovë, por tani sa u pa që Qeveria Hoti deshtoi, ai do me qdo çmim të kthehet prape në Lugano të Zvicrres ku dhe jeton prei dekadash.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar, Alban Zogaj, shefi kabinetit të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, nuk e ka konfirmuar lajmin. Ai ka kërkuar edhe pak kohë për “këtë çështje”.
Kthimi i ish-ministrit të Punëve të Jashtme javën që shkoi shkaktoi bujë të madhe. Ai kërkoi të kthehej direkt në Kosovë nga Lugano. Mori dy herë leje dhe dy herë e anuloi atë. Më pas kthimin e bëri përmes Tiranës. Kërkesa e Pacollit për aterrim në Aeroportin e Prishtinës u përcoll edhe me atë që të mos futej në karantinë, si çdo qytetar që vjen nga jashtë në këtë kohë pandemie dhe për kete u be presion i madh mbi Organet e Shtetit dhe Qeveris së Kosovës e duke shkuar aq large sa Pacolli kerkoi ndihmen e Ambasadave Nderkombtare në Kosovë duke akuzuar Qeverin e Kosovës dhe Shtetin e Kosovës se po pergaditin akte Terroriste ndaje tij.
Më pas nga Tirana, Pacolli erdhi po ashtu me aeroplan privat dhe u vendos në shtëpinë e tij në Hajvali. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ai duhet të qëndrojë në vetizolim 14 ditësh.
Pacolli është kthyer nga Zvicra pas thirrjes së mbledhjes së jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re, e cila u shty pas masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.