Pacolli “kujdeset” për “Trepçën” ?

0
457

Një ditë pas kalimit të Strategjisë për “Trepçën”, e cila është proceduar në Kuvendin e Kosovës dhe pritet miratimi i saj, zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ka qëndruar të premten në minierën “Trepça”.

Pa asnjë paralajmërim, Pacolli ka vizituar ish-gjigantin i shoqëruar edhe nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli. Pacolli ka biseduar me menaxhmentin e “Trepçës”, ndërsa pas takimit edhe me minatorët, Pacolli u shpreh falënderues për minatorët, për punën që po bëhet në minierë dhe për informacionet që ata i kanë dhënë.

“Falenderoj menaxhmentin dhe minatorët për informatat që na dhanë për punën aktuale, problemet dhe brengat që përcjellin minatorët dhe stafin. Siç jeni në dijeni, dje ka kaluar Strategjia për minierën, shpresoj se shumë shpejt do të kalojë edhe ligji dhe do të miratohet në Kuvendin e Kosovës, kështu që ‘Trepça’ dhe miniera të kthehen në duart e menaxhmentit dhe do të fillojë një punë e mbarë”, tha Pacolli.

Zëvendëskryeministri theksoi tutje se për 15 vjet “Trepça” është mbajtur peng. “Lajmi se do t’i kthehet Kosovës dhe do të kthehet në binarët e vet do të jetë lajm i mirë.

Dua t’u them se ligji nuk ndalon të vazhdojmë rrugën për investime për trasimin e rrugës dhe këshilltarëve të tij për ‘Trepçën’. Këshilltarët më të mirë për ‘Trepçën’ janë vetë njerëzit që kanë punuar dhe punojnë këtu, të cilët njohin problematikën në rrënjë, andaj këta do të jenë ata që do të merren me Trepçën në të ardhmen.

Të thuhet se ligji nuk i pengon ata që të bëjnë kontratë të re, është lajm i keq, sinqerisht, në çfarë mënyrë trajtohet paraja publike, prandaj besoj që kthimi i ‘Trepçës’ në binarë të vet është lajm shumë i mirë për të gjithë. Falënderoj Qeverinë e Kosovës, partnerin e koalicionit që kanë pasur mirëkuptim duke i dhënë shtytje të madhe këtij projekti”, tha Pacolli.

Në pyetjen e gazetarëve rreth pengesave që mund të dalin me miratimin e ligjit dhe implementimin e Strategjisë dhe të tenderit, Pacolli u përgjigj:

Ky problem është eksponuar shumë dhe nuk besoj se dikush do të tentojë ta ndalë këtë iniciativë, duke parë se ajo është rruga e vetme e rifunksionaliximit të ‘Trepçës’ në mënyrë dinjitoze. Duhet të bëjmë përpjekje të mos hapen tenderë të tillë, sepse tenderë të tillë kemi pasur edhe aso kontratash për më shumë se 15 vjet. Ato nuk i kanë sjellë asnjë të mirë ‘Trepçës”.

 

Nga: Kajtaz Gecaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu