
Zëvendëskryeministri në largim dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka theksuar se kushdo që e ka problem t’i kuptojë intervistat e tij, le të kërkojë ndihmë nga dikush tjetër, që është më i mençur dhe nuk është i frustruar.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Dikush qe e ka te ndaluar me vendim gjyqësor të shpif në llogari të emrit tim, duhet pa hezitim, një orë e më parë të kërkoj falje, gjegjësisht ta korrigjojë shkrimin.
Kushdo që e ka problem ti kuptojë intervistat e mia, le të kërkoj ndihmë nga dikush tjetër, që është më i menqur dhe nuk është i frustruar.
Zgjedhjet e reja do të ofrojnë qeveri e cila do të përmbyllë menjëherë njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe kthej fokusin tek zhvillimi ekonomik dhe punësimi.