Pacolli nervozohet për karrige, lëshon sallën

0
696

Prishtinë, 19 mars –  Zëvendëskryeministi, Bexhet Pacolli ka lëshuar në mënyrë demonstrative takimin e Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian.  Ai, siç raporton indeksopnline,  u bë nervoz për shkak se nuk ia kishin caktuar ulësen në krye të tavolinës, por në fund të saj.

Pacolli pas shkëmbeu disa fjalë me zyrtaret që merreshin me organizimin ai lëshoi sallën ku ishte prezent kryeparlamentari Jakup Krasniqi, zv/kryeministri Hajredin Kuçi, kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në këtë takim merrnin pjesë të gjithë krerët e partive politike dhe janë të renditur sipas votave të marra nga qytetarët.

Në këtë takim, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka shprehur përkushtimin e saj në përmbushjen e gjitha kritereve që i duhen Kosovës për integrim në Bashkimin e Evropian.

Në adresimin e saj gjatë Këshillit kombëtar për integrime evropiane, mekanizëm ky i themeluar nga Presidenca, Jahjaga tha se Integrimi evropian i Kosovës nuk ka alternativë. Në këtë kuadër ajo u zotua në përmbushjen e të gjitha kritereve që parashihen në procesin e integrimit.

Presidentja Jahjaaga vlerësoi edhe procesin e dialogut duke e konsideruar atë në një fazë të rëndësishme dhe të vetmen rrugë për të ndërtuar marrëdhënie të paqes Kosovë-Serbi.

Ndërkaq Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës paraqiti të arriturat konkrete dhe obligimet që ka Kuvendi i Kosovës në procesin e integrimeve evropiane. Ai tha se rruga për integrim do vullnet politik për të pasur sukses.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe komisioneri për zgjerim Shtefan Fule, i cili po qëndron për një vizitë në vendin tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu