Pak kush di çka është biseduar me Serbinë, s’ka procesverbale

0
640

Prishtinë, 12 tetor – Janë vetëm pak persona që do të dinë se çfarë është biseduar me Serbinë pas dyerve të mbyllura nën ndërmjetësim të baroneshës Cathrine Ashton. Që nga viti 2011 kur nisen bisedimet teknike e deri tek këto politike që po zhvillohen, nuk është mbajtur asnjë procesverbal i takimeve. KTV-ja ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare të BE-së duke kërkuar këto procesverbale.  Kërkesa është bërë më 27 gusht në Zyrën e Baroneshës Ashton, por në bazë të rregullave të BE-së janë kërkuar 30 ditë për shqyrtim të kësaj kërkesë, me arsyen se është e komplikuar. Në fund, sipas përgjigjes, i vetmi orientim dhe dokumentet çka ekzistojnë nga takimet Thaçi-Daçiq, janë komunikatat pas takimeve. Aty këshillohet dhe është dërguar një link i të gjitha komunikatave pas takimeve të Brukselit, si të vetmet dokumente për bisedimet Kosovë-Serbi.  Kohavisioni ka kërkuar përgjigje edhe nga ekipi i kryeministrit Thaçi e ata kanë thënë se gjithçka është përcaktuar nga ndërmjetësuesi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu