Pak para takimit, kërcënon nënkryetari i LDK-së: Qeveria mund të bëhet edhe pa Vetëvendosjen

0
374
Pak para takimit, kërcënon nënkryetari i LDK-së: Qeveria mund të bëhet edhe pa Vetëvendosjen

Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka kërcënuar drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje” se edhe pa këta të fundit mund ta formojnë Qeverinë e re, ndonëse partia e Albin Kurtit ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në tentimin e radhës për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje, lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, do të takohen sot në orën 14:00.

”Kërkesat janë të njohura publikisht, por edhe ofertat. Se a do të arrihet marrëveshja varet nga ekipi negociator (kryesia) në krye me Isa Mustafen. Nëse nuk arrihet marrëveshja, shikojmë se ekzistojnë variante tjera plotë, ka variante B, C. Shteti nuk guxon te kollaboj, duhet të funksionoj. Mundet me u bo Qeveria edhe pa Vetëvendosjen!”, tha Rugova për “Front Online”.

Ndryshe, para takimit me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, Albin Kurti, pritet ta mbledhë kryesinë e partisë së tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu