Pakistan: Digjen më shumë se 20 kamionë të NATO-s

0
818

Policia pakistaneze ka njoftuar se më shumë se 20 kamionë janë vënë në flakë pas një sulmi të sotë me raketë në një terminal të kamionëve të NATO-s në qytetin jugperëndimor të Ketas.

Një zyrtar i lartë policor, Malik Arshad tha se persona të armatosur të panjohur qëlluan me plumba dhe me një raketë në depozitat e naftës të NATO-s ndërsa flakët pasuese shkatërruan 15 deri në 20 automjete.

Asnjë grup nuk e ka marrë deri tani përgjegjësinë për sulmin, por talebanët në të kaluarën thanë se kanë kryer sulme të ngjashme.

Nuk pati njoftime të menjëhershme për viktima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu