Palët pajtohen për nisjen e autostradës Prishtinë – Nish

0
652

Kosova në drejtim të Serbisë, Shqipria dhe rruga e Kombit vetem për plazhin.

Kosova e Serbia do të lidhen me autostradë. Lajmi i papritur ka dalur pas darkës së punës ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit serb Daçiq me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme e siguri të BE-së, Catherine Ashton.  
“Të dyja palët janë pajtuar për të pasur një ekip punes të përbashkët teknik për të përgatitur një studim fizibiliteti për autostradën Nish- Prishtinë”, ka thënë Ashton pas takimit. Pritet që kjo udhë të financohet nga BE-ja, raporton KTV-ja.

Ajo ka thënë se të gjithë janë pajtuar që të vazhdojë puna për implementimin e marrëveshjeve të arritura, me theks të veçantë ajo për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Kryediplomatja evropiane ka kërkuar edhe transparencë për fondet e Serbisë ndaj serbëve në Kosovë si edhe më shumë mbrojtje për objektet e trashëgimisë kulturore e historike të serbëve.   Ndërkohë, kryeministri Thaci ka thënë se ka kërkuar ndërprerjen e financimit të sturkutrave paralele nga Serbia në Kosovë, dhe se do të insistojë në çështjen e të pagjeturve. Kurse Dacic tha se u bisedua për përmirësimin e jetës së njerëzve në Kosovë, pa bërë fjalë për statusin.

Daçiq: Policë serbë të Kosovës – roje të kishave

Beograd, 8 nëntor – Mediet serbe shkruajnë se në takimin e mbrëmshëm Daçiq –Thaçi janë shqyrtuar detaje të marrëveshjeve në fuqi, për përmirësimin e kushteve jetësore për të gjithë në Kosovë dhe për transparencë të funksioneve të cilat i Serbia i paguna për serbët në Kosovë.

Sipas njohurive të “Blicit”, do të insistohet që qarkullimi i parasë të bëhet më mënyrë të rregullt për të evituar keqpërdorimet , pasi që deri më tash individë, por edhe institucione kanë marrë nga dy buxhetet, edhe nga Beogradi e edhe nga Prishtina. Daçiq dhe Thaçi janë marrë vesh edhe për “prani më të dukshme të EULEX-it në terren”

– I thash se nuk duhet t’i lëmë fëmijët tanë për të luftuar, ka thënë kryeministri serb. 

Daçiq ka shtuar se Thaçi i ka premtuar se do të formohet një njësi e Policisë së Kosovës, e përbërë me shumicë nga serbët, për të mbrojtur, siç ka thënë ai, manastiret serbe dhe trashëgiminë tjetër kulturore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu