“Pallati i Bashës” shembet brenda 5 ditëve

0
826

Bashkia e Vlorës kërkon ndërhyrjen e INUK-ut për prishjen e “pallatit të Bashës”

09.00-Bashkia e Vlorës kërkon ndërhyrjen e INUK-ut për prishjen e ndërtimeve pa leje nga zona e Ujit të Ftohtë deri tek Tuneli.

Përmes një letre drejtuar Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, e cila mban datën dy dhjetor 2013, bashkia e Vlorës  thekson se INUK duhet të ndërhyjë për ndërtimet që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare.

“Kërkojmë ushtrimin e përgjegjësive të INUK-ut, si institucion në vartësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që me infrastrukturën e vet logjistike, të ndërhyjë për prishjen e pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, sipas listës bashkëlidhur, miratuar me VKM nr 1015, datë 27.11.2013 “Për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, objekte, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare, Ujë i Ftohtë-Tuneli, Bashkia Vlorë”, -thuhet në letrën drejtuar INUK-ut.

Bashkia thekson se kërkesa bazohet në vendimin e Këshillit të Ministrave për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, që preken nga rehabilitimi mjedisor i vijës së mbrojtur bregdetare.

09.20-Pallati i Bashës do të prishet brenda pesë ditëve, forca e INUK-ut fillojnë shembjen e murit rrethues

Pallati i “Bashës”, do të prishet brenda 5 ditësh. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Këta të fundit thanë se i gjithë procesi do të përfundojë brenda kësaj jave, duke rrëzuar kështu edhe “pallatin e Bashës”, raporton “Shqiptarja.com”.

Mëngjesin e sotëm, dy ditë pas letrës së Gjikës, forcat INUK-ut kanë shkuar tek kompleksi “Jon”, ose siç njihet ndryshe, pallati i “Bashës”. Këta të fundit e kanë rrethuar dhe janë duke u bërë gati për shembjen e tij, ndërkohë që Policia e Shtetit nuk lejon asnjë person që të hyjë në ambientet e kompleksit.

INUK-u i ka kërkuar banorëve që të bëhen gati e të lënë apartamentet e blera në pallat, pasi duhet të ndërhyjnë për ta prishur atë. Aktualisht mjetet e INUK-ut kanë nisur prishjen e murit rrethues dhe të pishinës që ndodhej aty.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes ndodhet edhe kreu i INUK-ut, Zyhdi Dajti, i cili po mbikëqyr aksionin.

/Shekulli Online/ E.B./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu