Në mes të ditës e në qendër të qytetit, Policia doli me aksion në Mitrovicë.
Të uniformuara fort e në numër të konsiderueshëm, forcat e rendit ndaluan një automjet ku ishin disa persona.
Aty qëlloi edhe Muhamet Kelmendi, anëtar i kryesisë së AAK-së, njofton Klan Kosova.
Derisa policët kishin urdhër për t’i arrestuar personat, duket se plani nuk po shkonte mirë.
Ata po hezitonin t’i dorëzoheshin Policisë.
Si pasojë e kësaj u ftuan edhe forca shtesë, derisa të ashpër u treguan edhe policët, por edhe Kelmendi.
Kronikë nga Besnik Tahiri.
[youtube url=”http://klankosova.tv/pamje-ekskluzive-nga-arrestimi-i-muhamet-kelmendit-ne-mitrovice-video/” width=”560″ height=”315″]