Pamje tronditëse, të të japin të hash para se të të vrasin

0
853

Imazhet e një vogëlushi 12- vjeçar, të ekzekutuar nga forcat qeveritare në Sri Lanka, janë bërë publike së fundmi.

Imazhet e tmerrshme tregojnë se si vogëlushit, biri i një prej udhëheqësve Tamil, i jepet për të ngrënë nga forcat qeveritare, përpara se të ekzekutohet me gjakftohtësi.  Balachandran Prabhakaran, djali i Villupillai Prabhakaran, kreu i Tigrave të Tamilit, është ekzekutuar nga qeveria në vitin 2009, në fund të konfliktit me rebelët.

Edhe babai i tij është vrarë në konflikt.  Pamjet janë transmetuar për herë të parë në një dokumentar për konfliktin.  Regjisori i dokumentarit thotë se fotot tregojnë se ai është ekzekutuar me gjakftohtësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu