Paniku për protesta detyron Qeverinë të marrë vendime irracionale | Ministri thotë se do të shqyrtohet edhe falja e borxheve pas vitit 2008

0
596

Hoti

Prishtinë, 5 shkurt- Ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka sqaruar për media vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e Komisionit Ekzekutiv për shqyrtimin e mundësisë për faljen e borxheve të personave fizik dhe juridik, ndaj institucioneve shtetërore dhe ndaj ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës, deri më 31 dhjetor 2008.

Ai e ka cilësuar me rëndësi kapitale këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

“U pajtuam që të krijojmë një komision, i cili do të shqyrtojë mundësinë për faljen e të gjitha borxheve që bizneset dhe qytetarët e Kosovës kanë ndaj institucioneve të Kosovës dhe ndaj ndërmarrjeve publike, deri më 31 dhjetor 2008. Viti 2008 normalisht është vit i ndryshimeve të mëdha kapitale që kanë ndodhur në Republikën e Kosovës, është shpallja e pavarësisë, Kushtetuta që është aprovuar në vitin 2008, kanë përfunduar ligjet e UNMIK-ut dhe kanë filluar të funksionojnë ligjet e Republikës së Kosovës.

Ne po e shohim që është e nevojshme që të kemi një fillim të ri tani me Qeverinë e re, por të kemi edhe një shkëputje prej të kaluarës, dhe të merremi edhe me të ardhmen”, tha ministri Hoti.

Ministri Hoti po ashtu theksoi se janë bërë vlerësimet paraprake për borxhet që bizneset dhe qytetarët kanë ndaj ATK-së, doganave, tatimi në pronë, dhe borxhet ndaj ndërmarrjeve publike në energji, ujë, mbeturina dhe ngrohje dhe se në afat prej një muaji ky komision do të del para Qeverisë me propozimin për nivelin e këtyre borxheve, dhe procedurat e mëtutjeshme për të legalizuar komplet këtë vendim në instancat e duhura të Republikës së Kosovës.

“Ne gjithashtu do të shqyrtojmë që pas 31 dhjetorit të vitit 2008, të shohim mundësinë që gjithashtu të falim edhe ndëshkimet edhe interesin për borxhet që qytetarët dhe bizneset nuk kanë paguar gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të kemi një fillim të ri, një perceptim të ri, për të bërit biznes dhe për jetë më të mirë në Republikën e Kosovës”, deklaroi ministri Hoti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu