Paparashikueshmëria e takimit të sontëm të Bllokut!

0
641

Lima

Sonte pritet të jetë takimi më i nxehtë i zhvilluar ndërmjet liderëve të Blloku LVAN, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limjat e Albin Kurtit. Në këtë takim i cili pritet të mbahet në ora 20:00do të vendoset nëse Blloku LVAN do të vazhdoj edhe më tutje së bashku, apo do të shpërbëhet përfundimisht.
Burime të larta brenda Bllokut i kanë thënë Gazetës Blic se nuk dihet se çka saktësisht do të ndodhë në këtë takim. “Gjithcka do të jetë e paparashikueshme”, ka thënë ky burim.
Blloku LVAN ka nisur të luhatet që nga sot një javë, kur morën vendim për tërheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit. Ky vendim nxiti zërat në LDK që Isa Mustafa pas humbjes së postit të kryetarit të Kuvendit të marrë postin e kryeministrit.
Mirëpo, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot e ka dhënë një deklaratë të fuqishme, ku ka dhënë se ata që po e pengojnë në krye të qeverisë, janë humbës.
Gazeta Blic raportoi e para se sonte do të ketë takim të Bllokut!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu