Paralajmërohen dëbime të diplomatëve të huaj nga Maqedonia

0
696

Gruevski, pergjon qdo njeri

“Cili ambasador i huaj do të dëbohet nga Maqedonia” është titulli që ka pushtuar disa media proqeveritare në Shkup.

Si bazë e këtij shkrimi merret një shkrim i javores “Republika” e cila mbron politikat qeveritare dhe se cila ka shkruar lidhur me aferën e përgjimeve, duke involvuar këtu ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, gjegjësisht diplomatëve të huaj.

Sipas shkrimit, për dallim nga Agjencia Amerikane Kombëtare (NSA), e cila në bashkëpunim dhe marrëveshje me partnerët e saj hyn në qasje të kabllove optik për përgjimin e të dhënave të internetit, telefonike dhe të tjera, në rastin e Maqedonisë, përgjimi është kryer siç thuhet me mekanizma klasik. Bëhet fjalë për sisteme aparaturash që edhe pse janë vjetëruar, ato megjithatë mund të kryejnë punë për porositësit.

Kryeministri Nikola Gruevski nuk ka zbuluar se cili shërbim i huaj ka marrë pjesë në këtë rast, edhe pse siç nënvizohet në këtë shkrim se autoritetet maqedonase të sigurimit shtetëror e dijnë se kush ka porositur dhe kush ka marrë pjesë në përgjimet.

Siç thuhet në këtë revistë, të huajt para pesë viteve kanë hyrë në kontakt me ish-shefin e shërbimit sekret, Zoran Verushevski, i cili ka formuar rrjetin e tij nga ish-bashkëpunëtorët e tij dhe ka nisur përgjimet. Një nga mënyrat e përgjimit është përmes resurseve të DSK (Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit), dhe se njëri nga punonjësit e DSK-së është ndaluar dhe siç thuhet ka pranuar veprën dhe u dënua me 3 vjet burg. Ai ka thënë siç nënvizohet se ka gjetur një inxhinierë në DSK dhe përmes parave ka arritur që të përfshijë ate në përgjimin e personaliteteve publike. Siç paralajmërohet nga këto media proqeveritare, Gruevski ka lënë mundësinë e hapur që pas mbylljes së procedurës hetimore të përgjimeve, të pasojë edhe deportimi i ndonjë diplomati të huaj që lidhen direkt me pergjimet.

Dhe se si pistë e dytë dyshohen agjentë amerikan dhe britanik që përmes qasjes në kabllot optik, kanë shfrytëzuar viruse që përmes tyre kanë hyrë në kanalet e roamingut të shfrytëzuesve të telefonisë celulare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu