Paralajmërohet qeveri teknike?

0
708

Reformatimi i Qeverisë së Kosovës mund të bëhet brenda muajit qershor të këtij viti, duke u formuar një qeveri e re teknike, deri në zgjedhjet e ardhshme. Kështu kanë deklaruar burimet e gazetës, duke bërë me dije se kjo qeveri nuk do të udhëhiqet nga kryeministri Thaçi, pasi që ai këtë post pretendon ta zëvendësojë me atë të presidentit të vendit në zgjedhjet e ardhshme. “Kombinatorikat për formimin e qeverisë teknike janë nga më të ndryshmet. Kryeministri aktual, Hashim Thaçi, do ta synojë kreun e shtetit dhe nuk do të jetë në qeverinë teknike, ndërsa në vend të tij do të jetë Hajredin Kuçi, i cili aktualisht e ka postin e zëvendëskryeministri dhe të ministrit të Drejtësisë së Kosovës”, ka deklaruar burimi i gazetës, emri i të cilit është i njohur për redaksinë. Ndër të tjera, ky burim ka potencuar se prishja e Qeverisë ‘Thaçi 2’ po ndodh për shkak të largimit të partnerit të koalicionit, AKR-së, nga qeverisja e deritanishëm, pasi që PDK-ja nuk i ka përmbushur premtimet e saja për ndarjen e disa ministrive për subjektin politik të Behgjet Pacollit.

Por, vetë Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka dashur të komentojë në këtë drejtim. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se është në udhëtim dhe nuk ka informacione për këtë çështje.

Nga ana tjeter, burme tejet anonime flasin për nje luft të heshtur ndermjet Hashim Thaqit dhe Kadri Veselit, ky i fundit synon postin e Kryministrit të Kosovës dhe gezon jo pak mbeshtetje në PDK- dhe nga nje pjese e deputeteve të PDK-së.

Hashim Thaqi deri tani ka arritur ti tejkaloj problemet e grubulluara në Partin e tij por dhe ti ike ndarjes së Fraksionit në PDK- i cili në dukje më i madhi ka qen ai i Fatmir Limës i cili synonte Postin e Krytarit të PDK-së dhe më pas ate të kryministrit të Kosovës por me akuzat e EULEX-it ndaj Limjat për korrupcion dhe Krime Lufte, Hashim Thaqi ka arritur njëhere e mire që Fatmir Limajn ta eliminoi nga konkurrenca poltike dhe tu hap rruge figurave të tjera që Thaqi i konsideron si lojal ndaj tij dhe këto jan figura që s`kan qen në shtabin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës apo pjese aktive e saje por kann ardhur në majen e PDK-së së Thaqit pikerisht nga servilizmi ndaj Hashim Thaqit kur PDK-ja bente qdo leshim ndaj Bashksise Nderkombtare vetem e vetem që të vije në Pushtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu