Projekti te QKUK-ja, dyshime për tenderin publik
Tetë vjet për një kontratë të pazbatuar nga kompania fituese
Autoriteti kontraktues, i përfaqësuar nga menaxheri i Prokurimit në atë kohë, Ekrem Rexha, më 7.11.2005 nënshkroi kontratën me drejtoreshën e kompanisë “Jeta”, Shpresa Bekteshi. Mirëpo, kjo kontratë nuk është zbatuar nga kompania fituese, e cila sot nuk e jep asnjë shpjegim
Ndërtimi me koncension i garazheve publike pranë QKU -së, mund të konsiderohet si një nga projektet e dështuara të qeverisjes së Isa Mustafës. Kur kanë kaluar përreth tetë vjet, projekti në fjalë ende nuk është realizuar. Për të hedhur dritë se çfarë ka ndodhur me këtë projekt që nga fillimi, ne iu drejtuam Komunës së Prishtinës, për të na vënë në dispozicion dokumentacion për këtë projekt, përfshirë këtu edhe urdhëresat nëse ka pasur të is- kryetarit Mustafa kundrejt kompanisë “Jeta”, që kishte fituar tenderin. Por, në fakt urdhëresa të tilla nuk ekzistojnë, madje në dokumentin e raportit të vlerësimit të ofertave dhe rekomandimit për dhënie të kontratës për ofertim konkurrues, emrat e kompanive,çmimet që ata kanë ofruar, si dhe emrat e Komisionit për hapjen e ofertave, të shkruara më germa dore, thuajse janë të palexueshme…(Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT).