Partia Demokratike e Kosovës dega në Viti, Konferencë për media:

0
733

Për veprimtarinë e N.Arifit së bashku me disa ish-anëtar të PDK-së, me një pjesë të LDK-së, dhe disa “axhami” të Vetvendosjes të cilët i ka mbledhur rreth vetes kundër PDK-së dhe degës në Viti.

Jeni të njoftuar për zhvillimet politike në komunën e Vitisë,sidomos pas ri-zgjedhjes për kryetar komune të N.Arifit i cili i ka shpallur luftë PDK-së dhe të gjithë drejtuesve dhe aktivistëve që fituan zgjedhjet dhe Partinë Demokratike e bënë forcën kryesore në Viti duke e rritur në zgjedhjet e fundit me rreth 25 % elektoratin e PDK-së.

Në këtë luftë të hapur kundër PDK-së , N.Arifi ka mbledhur të gjithë llumin e komunës së Vitisë, profiter dhe uzurpator të njohur në Viti, një pjesë të LDK-së , disa “axhami” të Vetvendosjes, disa ish-anëtar të PDK-së të cilët për këto vite të rritës së saj, në secilin rast u munduan ta dëmtonin PDK-në herë duke hyrë, e herë duke dalë nga PDK-ja , herë nga brenda e herë nga jashtë e të cilët tani N.Arifi i ka mbledh rreth vete me premtime të ndryshme dhe duke trafikuar mandatet e PDK-së dhe votuesit e PDK-së.

Mandati i kryetarit të komunës N.Arifi, nuk është personal dhe nuk mund të përdoret për qëllime e interesa personale, grupore dhe familjare, siq e ka kuptuar dhe siq po vepron N. Arifi në komunën e Vitisë . N.Arifi ishte në komunë nga PDK-ja edhe Nënkryetari Halim Halili bashkë me Selvije Rexhepin drejtoresh për Ekonomi dhe Financa ishin aty nga PDK-ja dhe aty përfaqësonin PDK-në programin dhe vizionin saj, në shërbim të qytetarëve dhe për zbatimin e Ligjit.

Largimi i H.Halilit,drejtoreshës S.Rexhepi ,drejtorit Elmaz Bajrami pa asnjë vërejtje konkrete dhe paralajmërimi i largimeve të tjera nga N.Arifi vetëm e vetëm se sipas tij nuk qenkan të dëgjueshëm dhe servil të tij (nuk pranuan të jenë pjesëmarrës të keqpërdorimeve të tij ) dhe ofrimi i këtyre pozitave për parti tjera po tregon haptazi qëllimet e tij, për luftën kundër PDK-së por edhe për keqpërdorim të pozitës dhe për trafikim jo vetëm me votat e qytetarëve por edhe me buxhetin dhe pronat e komunës së Vitisë ( tregues për këtë është largimi i S.Rexhepit dhe E.Bajramit).

PDK-ja në Viti, programi dhe platforma e saj për një qeverisje të mirë dhe në shërbim të qytetarëve janë shkelur rënd nga N.Arifi, i cili ka dhe do të ketë përgjegjësi për këto zhvillime negative në Viti dhe mjerimin politik dhe ekonomik që ia ka ofruar komunës dhe qytetarëve të saj. Ky njeri me veprimet e tij po dëmton interesat e qytetarëve të komunës së Vitisë, ky e ka dëmtuar rënd perspektivën e zhvillimit ekonomik dhe politik të Komunës sonë dhe ky është ai që e ka dënuar komunën dhe qytetarët e saj.

N.Arifi, bashkë me nëntokën e Vitisë , që nga ri-zgjedhja e tij fare nuk është marrë me menagjimin dhe drejtimin e Administratës komunale, nuk është marrë me përfundimin e projekteve komunale ,ndërsa për disa prej tyre ka dorë në pengimin për t’u realizuar, për qëllime shumë personale dhe me prapavija politike e kriminale ( Ura në Viti dhe Qendra e qytetit,Penda e tij, etj …)

N.Arifit duke shfrytëzuar pozitën e kryetarit po shantazhon për përkrahje ndaj tij, drejtorë dhe udhëheqës në secilin institucion komunal, punëtorë në komunë, punëtorët e shëndetësisë dhe arsimit dhe aktivistë tjerë drejtpërdrejtë ai dhe përmes do argatëve të tij të tipit si Beshir Pira, prandaj edhe njëherë publikisht kërkojmë nga N.Arifi që të ndalë trafikimin me votat e PDK-së, të ndalë kërcnimet dhe shantazhimet për aktivistët e PDK-së, të ndalë shantazhimet dhe diferencimet për punëtorët në arsim e shëndetësi.

Në fund si reflektim i veprimeve të tija në të gjitha aktivitetet e tij të deritashme,sidomos pas zgjedhjeve të fundit dhe lufta e hapur kundër PDK-së me të gjithë individët dhe mbeturinat e Partive tjera tregon qartë se N.Arifi është vetëlarguar nga PDK-ja, prandaj edhe vendimi i kryesisë për shkarkim nga sekretari i degës ka qenë shumë i drejtë vetëm se ndoshta i vonuar.

Tani jo vetëm pse ka keqpërdor mandatin e PDK-së,se po trafikon me votat e PDK-së,por edhe pse ky njeri ka dëmtuar rënd komunën e Vitisë dhe ka rrezikuar perspektivën e zhvillimit ekonomik dhe politik të komunës duhet të tërhiqet nga kjo pozitë.

Nëse jo, ndoshta duhet kërkuar Gjykatës heqjen e cilësisë Juridike të tij.

Më 04.08.2011 Kryetari i degës së PDK-së në Viti

Daut Xhemajli

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu