Partitë shqiptare heshin për dhunën, reagojnë disa shoqata të diasporës

0
406

Pas brutalitetit dhe dhunës barbare ndaj shqiptarëve nëpër Shkup nga ana e huliganëve maqedonas deri sot nuk ka reaguar asnjë nga partitë shqiptare në Maqedoni.

Partitë nuk kanë mbajtur konferenca të jashtëzakonshme me gazetarët për të shprehur shqetësimin dhe për të thirrur institucionet qeveritare për të parandaluar dhe nxjerrë para drejtësisë grupet e organizuara që kanë shkaktuar dhunë dhe akte vandale ndaj qytetarëve  të pafajshëm shqiptarë nëpër rrugët e Shkupit.

Një pjesë e përfaqësuesve të partive politike përmes rrjeteve sociale ‘Facebook’ kanë shprehur shqetësimin e tyre për aktet vandale.

Ndërkohë, reagimet e para kanë mbërritur nga diaspora përmes disa shoqatave. Një ndër to ka qenë edhe Komuniteti Shqiptar në Zvicër, Programi Unik Shqiptarë nga SHBA, Komuniteti Shqiptaro – Amerikan nga Illionis dhe shoqata të tjera.

“Ne mendojmë se këto veprime të huliganëve nazistë sllavo-maqedonas kanë përkrahjen edhe të klasës politike, ndoshta edhe të pjesëtarëve të policisë sepse është e pa pranueshme që në kryeqytetin e një shteti që pretendon të jetë anëtarë i NATO-s dhe BE-s të mos zbulohen grupet terroriste të etnisë sllave-maqedonase kur dhunohen fëmijët shqiptar. Me veprime të tilla nuk e çojnë shoqërinë multietnike drejtë bashkëjetesës, por drejtë ndarjeve dhe humnerës. Republika e Maqedonisë ka një siguri dhe demokraci të brishtë e cila me veprime të tilla të pazbuluara mund të shpërthej në një konflikt mbarë qytetar me prapavija etnike dhe fetare. Prandaj, ne i bëjmë thirrje qeverisë, partive politike, ambasadave të huaja që të reagojnë sa më shpejtë në kohë me qëllim që veprime të tilla të izolohen që në embrion dhe të mos zgjerohen”, thekson në reagimin e saj një nga shoqatat PUSH. (INA)

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu