Pas 14 viteve, nesër do të bëhet varrimi i Ruzhdi Veliut, vëllait të ish deputetit, Fazli Veliu. Varrimi do të bëhet në fshatin Kollarë të Kërçovës, kurse ceremonia mortore do të fillojë në orën 13. Ruzhdi Veliu u zhduk në mënyrë misterioze në vitin 2001 dhe dyshohej se është rrëmbyer nga paramilitarë maqedonas.
Në vitin 2004 në vendin e quajtur “Shpella” u gjetën trupat e Ibrahim Veliut, Zeqirja Veliut nga Shkupi dhe e Islam Veliut nga Struga dhe shtetasit bullgar Radosllav Balev.
Të rrëmbyer ende figuronin Hajredin Halimi nga Shkupi, Ruzhdi Veliu nga Kërçova, Sulltan Mehmetit nga Struga dhe Xhelil Osmani nga ana e Gostivarit.
Sipas familjarëve të rrëmbyerit shqiptar janë arrestuar nga pjesëtarët e përbërjes rezerve të MPB-së. Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe e ish-kryetari i Komisionit për të zhdukurit, Lars Wahlund. (INA)