Pas Albin Kurtit edhe një tjetër Deputet i VV-së dhuron gjysmën e pagës për Fondin e Qeverisë

0
144
Pas Albin Kurtit edhe një tjetër Deputet i VV-së dhuron gjysmën e pagës për Fondin e Qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani njoftuar se do të japë gjysmën e pagës së tij për fondin e qeverisë në luftën kundër koronavirusit.

Ramadani ka thënë se ka ndjekur shembullin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili po ashtu dha gjysmën e pagës së tij për këtë fond.

“Paga për fondin, fondi për ndihma. Duke e ndjekur shembullin e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e në mbështetje të iniciativës së tij, ndaj gjysmën e pagës së këtij muaji për fondin e menaxhimit të pandemisë Covid-19”, ka shkruar ai.

Ramadani po ashtu ka ftuar edhe deputët e tjerë që të veprojnë njësoj.

“Pra, gjysma nga paga ime e deputetit shkon në këtë fond, dhe njëherit ftoj të gjithë kolegët deputetë të cilët kanë mundësi, e këdo tjetër që mundet, të solidarizohet në këtë mënyrë e të ndihmojë dhe të kontribuojë për këtë situatë jo të lehtë ekonomike!”, ka shkruar ai.

Paga për fondin, fondi për ndihmaDuke e ndjekur shembullin e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e në mbështetje të…

Gepostet von Valon Ramadani am Donnerstag, 16. April 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu