Pas dorëheqjes së Armend Ibrahimit, bien bursat në Wall Street

0
641

Bursa

Ende pa u mbushur 24 orë nga dorëheqja e këshilltarit të kryeministrit, Mustafa, Armend Ibrahimi, kanë filluar të vërehen efektet e para të kësaj dorëheqje.

E përditshmja njujorkeze, “New York Times”, ka vënë në ballinën e numrit të saj të mbrëmjes, titullin: “Dorëheqja e këshilltarit Ibrahimi, rrënon bursat e New York-ut”.

Sipas burimeve të kësaj gazete prestigjioze, brenda Wall Street-it, dorëheqja e Armend Ibrahimit, i ka zënë në befasi dhe të papërgaditur bursistët amerikanë, te të cilët shumë shpejt është vërejtur një drojtje më e madhe se zakonisht në investimet dhe shitblerjet e aksioneve të gjigandëve të ekonomisë.

K.M. bursist nga Konushevci, i cili prej mëse 30 vitesh jeton në New York, citohet t’i ketë thënë New York Times-it se që nga kriza ekonomike e vitit 2008, nuk ka pasur një rënie të tillë të menjëhershme në bursat e Wall Street-it.

Kjo ka shtyrë njohësit e ekonomisë që të dyshojnë për motivet e dorëheqjes së Ibrahimit, aq më tepër që kjo dorëheqje vjen krejt befasisht, në një kohë kur ka më shumë se 6 muaj që pritet dorëheqja e shefit të tij Isa Mustafa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu