Pas emërimeve në Prishtinë, Sami Hamiti zë një pozitë të rëndësishme

0
160

Tashmë janë bërë publik emrat e drejtorëve të Komunës së Prishtinës, të emëruar nga kryetari, Përparim Rama, njofton Gazeta Blic.

Në mesin e drejtorëve në Prishtinë, do të jetë edhe Florian Dushi – anëtar i LDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Florian Dushi do të udhëheq me Drejtorinë e Inspekcionit në Prishtinë.

Kjo ka bërë që Dushi të mos mund të jetë më pjesë e Komisionit Qendror Zgjedhor. Gazeta Blic merr vesh se në vend të Dushit, LDK në Komisionin Qendror Zgjedhor, do ta dërgojë emrin e Sami Hamitit.

Hamiti është njëri nga figurat kryesore të LDK-së në Prishtinë.

Këta janë emrat e drejtorëve në Prishtinë:

Të dashtun qytetarë të Prishtinës,
Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.

z. Alban Zogaj – Nënkryetar
z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit
z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronës
z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës
znj. Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu