Pas heqjes së reciprocitetit kamioni i parë me targa të Serbisë futet në Kosovë

0
119
Pas heqjes së reciprocitetit kamioni i parë me targa të Serbisë futet në Kosovë

Kamioni i parë me targa të Serbisë ka hyrë në Kosovë nga Serbia rreth orës 13:50, ka njoftuar “kosovo-online”.

Vozitësi i kamionit, Vukashin Vukashinoviq nga Prijepolje, që do të kalojë tranzit nëpër Kosovë, ka thënë për këtë medium në gjuhen serbe se “në Jarinje ka pritur mbi 20 orë pasi ne Dokumentat e tij per Doganen, Kompania per te cilen punon, ka refuzuar ta shkruaj “Republika e Kosoves”.

Pas vendimin të qeverisë së Kosovës për heqje të masës së reciprocitetit i është thënë se nuk ka nevojë për njoftimin për kamionë, që e ka lëshuar zyrtari kosovar për ndërlidhje në Beograd”.

Sipas këtij vozitësi, për hyrje në Kosovë po presin edhe disa kamionë qe me pare per shkak te Dokumentave ishin ndaluar te hynin ne Kosove si mase e Reciprocitetit dhe tani po shpresojnë që vendimi për heqje të masës së reciprocitetit nënkupton edhe normalizim të trafikut të mallrave dhe se nuk u duhet patjeter te presin pasi ne Dokumentat e tyre nuk i referohen “Republika e Kosoves”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu