Pas Prishtinës, edhe Kamenica shet xhipin e ish-kryetarit

0
1007

Kuvendi Komunal i Kamenicës ka marrë vendim të premten për shitjen e xhipit “Hyundai”, i blerë nga ish kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli në vitin 2010 në vlerë 38 mijë e 700 euro.

Kreu i ri i Komunës, Begzad Sinani, ka thënë se preferon një makinë komode që i kryen disa shërbime deri në Prishtinë sepse, siç citohet të ketë thënë ai, “nuk jam njeri i luksit”.

Zyra për menaxhimin e pasurisë komunale ka thënë se zhvlerësimi i veturës për tri vite është afro 17 mijë euro. Sipas kësaj zyre, për riparimin dhe mirëmbajtjen e xhipit janë shpenzuar 4 mijë e 500 euro, për derivate 30 mijë euro gjatë tri viteve, raporton Rajonipress.

Kryetari i komunës, Begzad Sinani, tha se nuk e ka komoditetin të ketë një veturë që harxhon shumë dhe ka kosto të lartë për mirëmbajtje dhe shpenzime të larta.

“Kërkesat e qytetarëve janë të mëdha dhe është mirë të mendojmë më shumë për kategoritë sociale dhe t’iu dalim në ndihmë atyre ose të ndihmojmë klubet sportive, si psh, Handikosin, por krejt kjo varet prej juve delegatëve se ku do të destinohen mjetet me shitjen e xhipit”, u ka thënë Sinani këshilltarëve të premten.

Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pothuajse të tërë fushatën parazgjedhore e kishte bazuar në xhipin e tashmë ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa, duke premtuar se me të ardhur në pushtet do ta shiste xhipin Q7 të Mustafës. /rajonipress/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu