Burime të një gazete online në Kosovë kanë konfirmuar katër emra të tjerë të thirrur në Hagë. Dy prej tyre thuhet të jenë profil i lartë, ndërsa dy të tjerë ish ushtarë të thjeshtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Periskopi.
Dje u bë e ditur se Rrustem Mustafa – Remi kishte marrë ftesë nga Haga.
Intervistimi i këtyre katër njerëzve do të ndodh gjatë ditëve të ardhshme, para festave të fundvitit.
Gazeta pretendon që edhe këta njerëz ende anonimë e kanë konfirmuar se kanë marrë ftesë për intervistim.