Pas Sejdiut, a është Haradinaj viktima e radhës e taktikës së Isa Mustafës?

0
687

Isa dhe Ramushi

Isa Mustafa duket të jetë bërë ekspert për të marrë pushtet. Ka dy tregime për të që e quan atë në këtë pozicion. I pari është rrëfimi për kryetarin e LDK-së. Mustafa ishte këshilltar i Fatmir Sejdiut në vitin 2010 dhe nuk pranonte të kandidohej për kryetar në zgjedhjet e përgjithshme të LDK-së.

Këtë e kishte thënë vet ai dhe edhe Sejdiu e kishte konfirmuar se Mustafa i kishte thënë se nuk do të kandidohej. Por disa ditë para se të votohej për kryetar, njerëz në LDK kishin folur se Isa duhet të bëhej kryetar e madje në një ditë ishin organizuar edhe protesta para selisë në mbështetje të tij. Ai sërish kishte mohuar një gjë të tillë.

E në fund doli pikërisht ashtu siç kërkuan disa zyrtarë në LDK dhe protestuesit. Isa kandidoi befasishëm dhe u zgjodh kryetar.

Një skenar i ngjashëm tinëzar duket se po përsëritet edhe në rastin e marrëveshjes me AAK-Nisman dhe VV. Mustafa ishte kandiduar për kryetar Kuvendi dhe u zgjodh jashtëligjshëm. Kushtetuesja dha vendim se kryeparlamnetari i takon PDK-së ta nominoj dhe edhe disa javë pas kësaj Blloku I këtyre partive dëshironte kryeparlamentarin. Tek në javët e fundit kanë ndryshuar kursin dhe po flasin se ‘kryeparlamentari i takon PDK-së.

E kur kjo u tha në LDK dolën zëra së duhet ndryshim të marrëveshjes dhe se Isa duhet të marrë postin e kryeministrit. Ata që folën këtë ishin publik dhe anëtar të kryesisë së LDK-së. Por kur Haradinaj dhe Mustafa u takuan ky i dyti tha se ‘kurrkush nuk po kërkon ndryshim të marrëveshjes dhe se kjo është shpikje e medieve’.

Por duket se nuk është vetëm pretendim i mediave por synim i Mustafes. Bardhyl Meta, që u aderua se fundi në LDK e që nuk u bë deputet tha sot se LDK do ta formojë Qeverinë. Dhe jemi në pyetjen, a po e përsëritë Isa Mustafa skenarin e njëjtë që ia bëri Fatmir Sejdiut?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu