Pas tri vjetësh, gjendet kutia me vota

0
714

Një rast i paprecedent ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës, kur policia ka gjetur një kuti votimit që besohet se i takon procesit zgjedhor të mbajtur më 17 nëntor të vitit 2010. Burime të sigurta të gazetës Tribuna brenda Policisë rajonale në Pejë, kanë bërë të ditur se kjo kuti është gjetur në këtë fshat pas pranimit të informacioneve nga një qytetar.

“Kutia është gjetur të dielën. Për momentin janë duke u zhvilluar hetimet se cilës qendër të votimit i takon apo nga kush është fshehur dhe rrethana të tjera”, ka thënë ky burim. Por zyrtarisht për këtë çështje askush nga policia nuk ka dashur të flasë. Të kontaktuar nga gazeta si në Prishtinë dhe në Pejë, zëdhënësit e zyrave përkatëse kanë thënë se nuk kanë informacione.

Simbas rregullave të KQZ-së, Kutit e Votimeve përcjellen nga Policia për në Qendren e numrimit por në kete rast duket ta kete gabuar adresen dhe ka përfunduar në Shtallat e fshatarve të Zllakuqanit.

Policia e rajonit në peje kan thene për Gazeten që jan ka hetoin rastin se si ka mundesi që kutia e Votimeve të përfundoi në shtepit private dhe jo qender të Numrimit.

Për Valdete Dakaj, Krytare e KQZ-së raste të tilla jan të izoluara dhe do hetohen nga KQZ-ja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu