Pas vjedhjes në Shtëpinë e Kryeprokurorit Lumezi- heshtin krerët e Shtetit!

0
783

The head of the Democratic Party of Kosovo, Hashim Thaci (L), and the head of the Democratic League of Kosovo (LDK), Isa Mustafa, sign a coalition agreement in Pristina on December 8, 2014. The two major Kosovo political parties on December 8 reached a deal on forming a government and ending a six-month political stalemate that has blocked the former Serbian province since June snap elections.   AFP PHOTO / ARMEND NIMANI

Përpos të të parit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit, pas thyerjes së shtëpisë dhe vjedhjes së celularit të Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit, heshtja vazhdon.

“Aksioni” i hajnave që deri më tashti u “kushtoi” me suspendim dy policëve të Kosovës, ka nxitur reagime të partive opozitare, sidomos VV!-së dhe AAK-së, por jo edhe të krerëve të shtetit. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili kohëve të fundit ka kritikuar sidomos BE-në për “injorimin” e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave por edhe “stolisësi” me deklarata në Facebook dhe nëse është nevoja deri në Shkup, ka heshtur tërë ditën për këtë skandal. E njejta gjë vlen edhe për të Parin e Qeverisë Isa Mustafa i cili për qytetarët ka vetëm lajme të mira- aq të mira sa në fundjavë tha diçka që ende s’e kishte ditur askush: Kosova ka rritjen më të lartë Ekonomike në rajon dhe Europë!, pokështu ka heshtur. Pa përmendur këtu edhe pinjollin e tij, Ministrin e Brendshpëm Skënder Hysenin, i cili më me qejf fotografohet nëpër Evropë e zyren e tij sesa që bën diç të hajrit.

LEXO:  Heshtet Shpend Maxhuni, për skandalin e vjedhjes në shtëpinë e kryeprokurorit

Nëse vjedhja e celularit të Lumezit do të zbulohet mbetet të shihet. Kuptohet pasi të “gjinden” vjedhësit e dhomës së dëshmive në Policinë e Kosovës!

Kosova, pos demarakacionit, ka edhe një kusht për liberalizim të vizave: luftimin e krimit e korrupsionit. Vjedhja në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit është dëshmi që Republika u hodh edhe më larg liberalizimit të vizave. Prej sot shumë më tepër sesa që dikush mund të paramendojë!/Gazeta Blic/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu