Pas vrasjes së Yllit, atentat me snajper ndaj Hamdiut

0
1798
atmir Haklaj, Xhaxhai i tij dhe Feriz Kerrnaja
Fatmir Haklaj, Xhaxhai i tij dhe Feriz Kerrnaja

Emisioni investigativ “Xhungël” që transmetohet çdo të hënënë NEWS 24 sollifakte  dhe dëshmitëreja që hedhin dritë mbi ngjarjet tragjike që përfshihen në “DosjenTropoja”. “Gazeta Shqiptare” boton sot pjesën e 13 të “DosjesTropoja”. Çfarë ndodhi me  familjen Haklaj pas vrasjes së djalit të katërt, Yllit, më 3 dhjetor 2000?

Pse Hamdi Haklaj duhej të mbijetonte për të shpëtuar fëmijët jetimë të vëllezërve të vrarë? “GSH” sjellë detaje të tjera në lidhje me ngjarjet që pasuan në Tropojë gjatëvitit 2001.
Hamdiu
Vrasja e djalit të katërt, Yllit, i kishte hapur një gropë të madhe familjes Haklaj. I mbijetuari i vetëm, vëllai i madh Hamdiu, 53 vjeçar, tani duhej të tregohej më i kujdesshëm, përshkak se eleminimifizik i tij, kërcënonte zhdukjen e gjithë familjes. Plakut 74 vjeçar, Muharrem Haklaj i duhej të kryente punët e përditshme për të furnizuar me ushqime e nevoja të tjera familjen. Hamdiu nuk mund të ekspozohej më publikisht për çfarë do situate qoftë. I cilësuar si truri i Haklajve, ai ishte tani objektivi i radhës për kundërshtarët. Hamdi Haklaj ishte njëkohësisht dhe dëshmitari më i informuar që dinte me detaje gjith çka kishte ndodhur. Ai njihte prapaskenat dhe ujditë që kishin bërë vëllezërit e tij të vrarë me politikanët më të lartë të vendit nëperiudha të caktuara kohore. Hamdiu njihte ekzekutorët që po tentonin të shfarosnin dhe pinjollin e fundit të familjes. Ai duhej të mbetej i gjallë jo vetëm për të mbajtur të bashkuar të mbijetuarit, miqtë dhe njerëzit që u kishin shërbyer Haklajve për vite me radhë, detyra kryesore e tij ishte të siguronte jetën dhe rritjen e fëmijëve jetimë të familjes, që mbiemri Haklaj të mos zhdukej nga faqja e dheut. Ekzekutimi me snajper i Yllit, i detyroi dy vajzat e familjes, Aishen drejtoreshë e shkollës së mesme në Bujan dhe Zylfien, mësuese e fizikës në shkollën 8-vjeçare të Kërnajës, të merrnin përsipër përgjegjësi më të mëdha. Zylfia qëndronte përditë me prindërit dhe fëmijët e vëllezërve të vrarë në kullë, duke u ndikuar fortë psikologjikisht nga kjo situatë kaq tragjike. Mësuesja e fizikës kishte bërë një betim në varrimin e vëllait të katërt, Yllit, dhe ngjarjet që vijuan dëshmuan se ajo po jetonte vetëm për të mbajtur këtë premtim.
Tropoja
Sulmi i dështuar mbikomisariatin e Bajram Currit riktheu dhe njëherë frikën, tmerrin dhe pasigurinë te banorët e Tropojës, të cilët nisën ta braktisnin vendlindjen një orë e më parë, për të shpëtuar familjet e tyre. Rrezja e shpresës që kishte sjellë për ta në vjeshtën e 1999-ës komisar Gani Malushi, tashmë ishte venitur. Në pozita aspak më komode ishte dhe dega lokale e Partisë Demokratike në Tropojë. Kreu i saj, Azgan Haklaj pasi kishte ripërtërirë shpresën te demokratët, u vu në shënjestër të strukturave ligjzbatuese të shtetit. Ai akuzohej dhe fajësohej si organizatori kryesor dhe drejtuesi direkt, jo vetëm i antimitingut të 26 shtatorit, kur u synua sabotimi i vizitës së kryeministrit Meta, por dhe i ngjarjeve të 28 nëntorit, kur u sulmua policia në Bajram Curri. Garancia që i dhanë drejtuesit e PD-së në Tiranë se askush s’do të guxonte ta prekte me dorë, rezultoi e pamjaftueshme.
Arrestimi
Në orët e para të mëngjesit të 21 janarit 2001 në gjykatën e Tiranës u zhvillua një seancë e fshehtë me dyer të mbyllura. Prokuroria kërkoi që gjykata të lëshonte një urdhërarresti për kryetarin e PD-së së Tropojës Azgan Haklaj. Ai akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në bashkëpunim në sulmin ndaj institucioneve shtetërore si dhe për shkatërrim e shkaktim të dëmeve të mëdha të pronës publike. Gjykata e miratoi kërkesën e prokurorisë. Ky vendim iu dorëzua urgjentisht Policisë së Shtetit që nisi drejt Tropojës agjentët e antiterrorist dhe trupat speciale të RENEA-s. Për të mos patur rrjedhje të informacionit, komisariati i Tropojës nuk u vu fare në dijeni. Mesnatën e 21 janarit 2001, trupat speciale mbërritën në Bajram Curri dhe pa humbur kohë iu drejtuan banesës së Haklajt. Arrestimi i kreut të PD-së së Tropojës ishte më tepër një rrëmbim personi sesa ekzekutim i një vendimi të gjykatës. Ndaj tij u veprua sikur të ishte një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore që paraqiste një kërcënim serioz për trupat e policisë, dhe jo si ndaj një qytetari të zakonshëm. Trupat speciale hynë në banesën e Haklajt duke shqyer derën dhe më pas përdorën forcën gjatë arrestimit dhe shoqërimit të menjëhershëm të kreut të PD-së së Tropojës drejt kryeqytetit. Autokolona e forcave speciale udhëtoi për gjithë natën në rrugën e vështirë të Qafë Malit dhe në orët e para të mëngjesit pakoja u dorëzua në burgun 313.
Reagimi
Opozita u çua në këmbë duke protestuar ashpër për mënyrën sesi Haklaj u arrestua, dhe e cilësoi atë një akt banditesk që u shoqërua deri dhe me ushtrimin e torturës ndaj të ndaluarit. Mbështetësit e opozitës organizuan protesta në gjithë vendin për këtë veprim të policisë. Vëzhguesit e OSBE-së, Komitetit të Helsinkit, Kryqit të Kuq, Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut e deri Departamenti i Shtetit Amerikan e cilësuan veprimin e policisë, si tejet të dhunshëm, me shkelje të rënda të ligjit dhe se gjatë transportit i ndaluari ishte torturuar. Pavarsisht protestave të ndërkombëtarëve dhe medias, Haklaj qëndroi për gjashtë muaj me radhë në burg në pritje të gjykimit. Akuzat ndaj tij nuk u provuan kurrë pasi u lirua nga salla e gjyqit me një vendim të Gjykatës së Lartë më 21 korrik 2001. Haklaj ishte një rast i paprecedentë, ai kandidoi për deputet në zonën numër 9, të rrethit të Tropojës duke qenë i burgosur dhe fitoi bindshëm ndaj rivalit socialist. Haklaj u arrestua nga forcatspeciale me akuza si terrorist dhe u lirua si deputet i Kuvendit tëShqipërisë.
Sulmi
Me ardhjen e pranverës kundërshtarët e Haklajve ndërmorën edhe një sulm tjetër ndaj kullës së fortifikuar duke synuar serish eleminimin e Hamdiut. Komando që ndërmori këtë sulm dyshohet se ishte e njëjta me atë qëia doli mbanë të ekzekutonte me snajperYlli Haklajn. Hamdiu dhe njerëzit e tij u gjetën në gatishmëri dhe hapën zjarr nga vendrojet e kullës përpara se të bini viktima të snajperëve të komandos, duke i detyruar ata të tërhiqen paia arritur qëllimit. Shkëmbimi i zjarrit ishte i ashpër nga të dyja anët dhe zgjati për afro 30 minuta. Pavarsisht panikut që krijoi në zonën përreth, banorët e Kërnajës tashmë ishin mësuar me ngjarjetë tilla. Ndërsa për policinë ishte një lloj sikur luftimet të zhvillohen në Kandahar, dhe jonë Tropojë, a thua se rrethi më verior i vendit nuk ishte pjesë territoriale e Republikës së Shqipërisë. Hamdi Haklaj për të parandaluar goditjet me snajper në distancë ndërmori një tjetër masëmbrojtëse. Ai vuri njerëz për të prerë pyllin në kodrën sipër kullës, nxori roje vëzhgimi me dylbi në pika dominuese të fshatit dhe njëkohësisht instaloi një system të ri mbrojtje, duke vendosur dërrasa druri në formë labirinthi brenda rrethimit të fortifikuar të kullës. Rrethimit me mure guri dhe betoni mbi katër metra të lartë, iu shtua një gardh me tel me gjëmba njëmetër e gjysëm sipër tij. Ndërsa brenda murit të jashtëm gjithçka ishte e mbuluar me një sistem të tërë dërrasash druri, i paparë deri në atë kohë në Shqipëri. Në këtë mënyrë njerëzit që ishin brenda rrethimit të kullës mund të lëviznin lirisht për të kryer punë të ndryshme pa u trembur se mund të goditeshin nga snajperët profesionistë.
Atentati
Për të paralizuar krejtësisht Hamdi Haklajn, kundërshtarët vendosën të godasin njerëzit e afërt të tij, të cilët përbënin rrezik për ta. Një nga më kryesorët ishte Petrit Braha, nga Kërnaja, ish-efektiv i forcave speciale. Braha shihej si një kërcënim serioz dhe i aftë të realizonte goditje në interes të Haklajt. Për ta neutralizuar këtë rrezik, u organizua një pritë ndaj tij. Paraditen e 20 gushtit 2001, Petrit Braha, vëllai i tij Kastriot Braha dhe nipi i Haklajve, Bilbil Selivrada, po zbrisnin nga Kërnaja drejt Bajram Currit me një fuoristradë tip Mitsubishi me ngjyrë vishnje. Pa zbritur në fshatin Sopot ata janë qëlluar me breshëri mitrolozi të lehtë dhe kallashnikovi nga persona të veshur me uniforma ushtarake me lara, të cilët ishin pozicionuar pas njëbunkeri. Zjarri ka qenë i pandërprerë por manovrimi i shpejtë i Brahës ka bërë që ai tia hedhë vdekjes. Si rezultat i plagëve të marra u plagosën rëndë Petrit Braha dhe Bilbil Selivrada. Braha ka mbetur i paralizuarqysh nga ajokohë dhe është larguar jashtë vendit. Autorët e kësaj prite nuk janë zbuluar nga drejtësia shqiptare, por dyshohet se janë të njëjtët që organizuan sulmet ndaj kullës së Haklajve.

(Vijon nesër)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu