Pashk Mirashi rrëfen për lirinë e rifituar me ryshfet (video)

0
989

Prishtinë, 4 prill – Pashk Mirashi, është ai që ka denoncuar tek EULEX-i prokurorin Nazmi Mustafi, ndërsa ia ka rrëfyer ekskluzivisht KTV-së historinë e tmerrshme gati dyvjeçare të tij dhe të familjes. Thotë se më lehtë do ta pranonte vdekjen se sa gjërat që kishte përjetuar.  Mirashi refuzonte të jepte para, por punët po i ngushtoheshin, pasi prokurori e përdorte ligjin për ta shantazhuar. Ky 50-vjeçar nga Gjakova ka rrëfyer kur i ishin kërkuar 50 mijë euro e më pas ishte paraburgosur, të gjitha me urdhër të prokurorit Nazmi Mustafi. Ishte lodhur nga gjithë kjo histori me prokurorinë dhe për ta rifituar lirinë kishte vendosur t’ua falte 20 mijë euro “sekserëve” të prokurorit dhe, siç thotë Mirashi, është liruar brenda ditës. Por, pas këtij rasti, kanë filluar ditë të mira për të. Prokuroria e Qarkut i ka pushuar hetimet ndaj tij. E më pas, një lëndë tjetër ndaj tij, e hapur nga po i njëjti prokuror, është pezulluar menjëherë nga kryeprokurori i EULEX-it.

 

http://www.koha.net/?page=1,13,94222

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu