Pashmangshëm drejt zgjedhjeve

0
677

Zgjedhjet

Barrikadimi i politikës nuk lë alternativë tjetër, skenarët bllokues e dëmtojnë qytetarin dhe shtetin. Edhe pas më shumë se katër muajve, lidershipi kosovar nuk po arrin të gjejë një marrëveshje të përbashkët për t’i krijuar institucionet e reja.

Derisa PDK-ja, si partia fituese në zgjedhjet e 8 qershorit, nuk po arrin t’i bëjë numrat në Kuvend, nga ana tjetër partitë e bllokut VLAN janë barrikaduar, duke refuzuar të bashkëpunojnë me PDK-në.

Madje, nuk janë treguar të gatshme edhe për një takim të përbashkët me drejtuesit e PDK-së. Andaj, kjo ka bërë që kriza politike të thellohet në pafundësi, duke rrezikuar që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që do të ishte tejet e dëmshme.

“Nëse nuk arrihet një marrëveshje, kjo veçse do ta rëndojë edhe më shumë situatën. Unë pres që të ketë një zgjidhje të situatës për të mos shkaktuar dëme dhe thellim të krizës. PDK-ja është e prirë t’i shpalosë vlerat e veta, ofertën e saj dhe për të kryer punë për të ardhur deri te zgjidhja, ka thënë për “Kosova Sot” nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu