Paskal Milo: Stema e re nuk ka të bëjë me ndonjë simbol shqiptar

0
789

Republik Makedonien Neues Wappen 2014

Në lidhje me propozim stemën e re nga qeveria e Maqedonisë mendime kanë shprehur edhe historianë shqiptarë jashtë kufijve të Maqedonisë. Historian i njohur Paskal Milo për televizionin AlsatM është shprehur i habitur me faktin se disa shqiptarë po e mbrojnë propozimin e kësaj steme, duke u thirrur në atë se simbolika e luanit ka elemente shqiptare.

“Stema e re që propozohet për Republikën e Maqedonisë nuk ka të bëjë me ndonjë simbol shqiptar. Është njohur që ndonjë principatë mesjetare shqiptare mund të ketë përdorur luanin në stemën e vet siç kanë qenë p.sh topiajt, por ajo nuk ka qenë simbol i shqiptarëve, ka qen një simbol i një principate feudale  të mesjetës por assesi nuk ka përfaqësuar dhe nuk përfaqëson një trashëgimi kombëtare shqiptare”, u shpreh Paskal Milo, historian.

“Unë nuk e di mbi ç’baza dhe parim është nisur për ta mbrojtur këtë stemë. Por nuk ka ndonjë traditë thjeshtë kombëtare për të thënë se po  ne jemi të përfaqësuar në këtë stemë, këtë nuk mund ta përdorin si argument. Nëse ka ndonjë arsye tjetër që justifikon miratimin nga pala shqiptare të stemës kjo është çështje tjetër” , pëfundoi Paskal Milo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu