Pasuesit e Janullatosit, do të jenë grekë

0
740

Përse ne shqiptarët ortodoksë londinezë dhe shqiptarët në tërësi, pa dallim feje, krahine dhe ideje, të kudondodhur, duhet të kërkojmë me vendosmëri këmbëngulje të palëkundur, çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, deri në largimin një herë e përgjithmonë të tutorit, uzurpatorit, pushtuesit, shkombëtarizuesit, dhëndrit të dhunshëm, imponuar dhe të pacelebruar në krye të fronit të Kishës Ortodokse të Pavarur Kombëtare Shqiptare, Anastas Janullatos?
Të nderuar bashkatdhetarë shqiptarë të kudondodhur, në Shqipërinë londineze, në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare, dhe gjithë shqiptarëve të cilët janë në mërgim, në artikujt tanë të botuar në mediat tona shqiptare, ne kemi treguar arsyet, argumentet dhe faktet e pamohueshme dhe të pakundërshtueshme për largimin e Anastas Janullatosit, bashkë me gjithë misionin e tij të dështuar, nga froni i Kishës Ortodokse Kombëtare Shqiptare.
Misioni i kishës greko-shoviniste në Shqipëri, me marionetën e tyre të quajtur Anastasjuss Janullatos, është të fusë përçarjen dhe vëllavrasjen mes shqiptarëve. Synimi i kishës greko-shoviniste është të shkatërrojë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare mes shqiptareve, e cila është e kultivuar dhe e trashëguar brez pas brezi tek ne si komb, bashkëjetesë dhe tolerancë fetare e cila, kishës greke, Janullatosit, Asfalisë dhe shtetit grek dhe atij serb i vret sytë. Këta shovinistë serbo-grekë, s’po pajtohen kurrsesi me këtë realitet dhe bashkëjetesë, tolerancë, harmoni, respekt e dashuri brenda kombit shqiptar.
Ne shohim se bota e qytetëruar, si ajo perëndimore, por deri diku dhe ajo lindore, na simpatizojnë dhe na lakmojnë për këtë harmoni dhe bashkëjetesë shumëllojshmërie fetare që kemi si komb. Kisha greke, kishte dhe vazhdon të ketë ndikim dhe fuqi, për t’i bërë presion kombit shqiptar, që ne të pranonim në krye të fronit të kishës jo një kryepeshkop shqiptar, siç e përmban statuti i saj, por me këto presione, duke paguar, korruptuar, shantazhuar priftërinjtë ortodoksë, gjakprishur shqiptarë, por dhe politikanë shqiptarë, që këta të mos ta kundërshtonin, por të pranonin këtë kryepeshkop grek, në kundërshtim me statutin e KOASH. ‘De facto’ me këto presione dhe shantazhe nga shteti dhe kisha greke, kanë pushtuar, shkombëtarizuar, ndërruar-konvertuar statutin themeltar të kishës shqiptare, duke vendosur me dhunë Anastas Janullatosin, që për hir të së vërtetës, na është bërë si burri i nënës, i cili, për mungesën e besimit përgjatë 50 viteve në Shqipëri, përdori gjithë dinakërinë dhe mjeshtërinë tipike greke për të qenë padroni i kishës ortodokse. Padyshim që Perëndia do ta çojë në botën e ferrit, ku patjetër pa asnjë dyshim e dilemë, ai do të jetë i lumtur në fronin e përjetësisë, për veprën e zezë në dëm të kishës ortodokse shqiptare. Ai e meriton ferrin, sepse ndërroi statutin, pasuesit dhe trashëgimtaret në krye të fronit të ortodoksisë shqiptare. Ata do të vazhdojnë të jenë grekë të ardhur nga nëna shoviniste Greqi dhe të instaluar në kishat, manastiret ortodokse shqiptare me emërimet e vetë shovinistit Janullatos. Priftërinj dhe kryepeshkopë, të cilët, ai i pati graduar e emëruar kryepeshkopë, si në Berat, Gjirokastër, Himarë, Ersekë, Korçë etj, etj. Kështu, pasuesit e tij do vazhdojnë rrugën, ambiciet dhe amanetin e tij monstruoz për shkombëtarizimin e ortodoksisë shqiptare, konvertimin e saj në grekë dhe helenizimin e Shqipërisë jugore.
Ky pseudo prift i Krishtit, në jug të vendit tonë, me kohë ka ngritur një infrastrukturë arsimore-shkollore heleniste, në fshatra e qytete shqiptare, që fëmijët shqiptarë që janë kthyer në vendlindjen e tyre me familjet e tyre, për shkak të situatës ekonomike në Greqi, të vazhdojnë në shkollat greke që u ka ngritur qeveria greke në jug të vendit me ndihmën dhe poshtërsitë, intrigat e Janullatosit, të Dules e Bollanos, me aprovimin e baballarëve shqipfolës të vetëshpallur ‘baballarët e kombit’. Këta baballarë, me vulat, dekretet dhe votat e tyre në parlamentin kinse të shqiptareve, i kanë legalizuar institucionet shkollore, memorialët, kolegjet greke të ndërtuara në jug të vendit.
Të nderuar bashkëkombës shqiptarë! Deri më tani, këto që kemi prekur më lart, janë vetëm maja e ajsbergut e punëve, veprave të pista e batërdive që ka bërë qeveria dhe Asfalia greke në jug të vendit, të atdheut tonë të shenjtë, me marionetat e tyre siç janë Janullatos, PBDNJ-ja e Vangjel Dules, “Omonia” e Bollanos dhe Spiro Kserës, Nikola Geixhit dhe shërbëtorëve gjakprishur shqiptarë, të veshur si priftërinj, të kthyer në servilë të kësaj makinerie heleniste të paparë. Dhe në mbyllje, dëshiroj të theksoj se: Argumentet që kemi dhënë dhe do vazhdojmë të japim në artikujt tanë të mëvonshëm, nuk janë shpifje dhe trillime si ato të Janullatosit për të ashtuquajturin Vorio-Epir grek. Më vjen keq, por ky është realiteti në Shqipërinë tonë jugore dhe qëllimet, prapaskenat dhe imagjinatat e Janullatosit dhe suitës së tij për helenizmin e Shqipërisë jugore. Pra të nderuar bashkatdhetarë të kudondodhur, misioni kinse shpirtëror kishtar ortodoks i Janullatosit si prift, i veshur me veladonin e priftit, kinse për ringjalljen dhe ripërtëritjen e ortodoksisë shqiptare, ka përfunduar me kohë dhe tani ai po merret me punë dhe vepra kriminale e batërdie të tjera kundra kombit shqiptar, që janë në kundërshtim me frymën e Perëndisë dhe të ortodoksisë, me të cilën ai na reklamohet dhe identifikohet në këto 22-vite në Shqipërinë tonë të dashur dhe të shenjtë.
Prandaj, le t’i lutemi Zotit, të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine, ideje, që të kërkojmë dorëheqjen e Janullatosit nga froni i kishës ortodokse shqiptare, fron të cilin e mban të pushtuar për 22 vjet padrejtësisht dhe poshtërsisht, në dëm të ortodoksisë shqiptare. Nëse ai nuk e bën një dorëheqje dhe largim të tillë, atëherë ne do të protestojmë çdo ditë, çdo orë dhe minutë, të gjithë si shqiptarë, në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë, si dhe para objektit të fronit të kishës ortodokse shqiptare, ku ndodhet uzurpatori, pushtuesi Janullatos. Ne do të protestojmë vendosmërisht, pafundësisht, deri në largimin përfundimtar të tij nga froni i ortodoksisë shqiptare, dhe parulla e vetme dhe brohoritjet kundër Janullatosit do të jenë: Janullatos, largohu, misioni yt nuk është fetar. Ju e ndotni kishën ortodokse shqiptare me shovinizmin tuaj grek. Nëse ke dëshmi-argument, se je i dërguari i Jezu Krishtit në Shqipëri, na e jep më të voglin sinjal dhe dëshmi, se është dora dhe fryma e Tij që të ka dërguar në Shqipëri. Në qoftë se ke dëshmi të tilla, ne do të të respektojmë dhe do të të mbajmë, jo vetëm ne, por dhe mbarë bota. Ti Janullatos, nuk ke asnjë lidhje me zotin tonë Jezu Krisht. Po të kishe, nuk do të mendoje për Vorio-Epirin, por do të dënoje genocidin grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Qirje Janullatos, largohu nga Shqipëria sa më parë dhe lëri politikanët e Shqipërisë rehat në punën e tyre. Mos iu bëj ferrë nëpër këmbë, duke futur në lojë shtetin grek, kundër Shqipërisë. Fiksoje njëherë e mirë se Çamëria shqiptare nuk mund të harrohet dhe se shumë shpejt në Janinë do të meshohet shqip. Nëse nuk largohesh me dëshirë dhe me vullnetin tënd, uragani i papërmbajtshëm i popullit shqiptar me peticione, kërkesa dhe protesta, do të të dëbojë nga rezidenca e spiunazhit, ku ti rri bashkë me hienat që presin ushqim nga ty. Qirje Janullatos, largohu, sepse ne kemi kuadro të shkëlqyer tani për kryepeshkopë dhe priftërinj, të cilët do t’i shërbejnë Zotit dhe popullit të tyre. Ne do t’i shërbejmë paqes dhe fqinjësisë së mirë, si nga ana shpirtërore, ashtu dhe nga ajo religjonare, pa pasur në mendje shovinizëm apo kolonizim modern siç ke bërë ti deri tani.
Prandaj, qirje Janullatos, largohu, sepse ne kemi gjigantë në drejtim të kishës, që nga Fan Stilian Noli, themelues i kishës ortodokse kombëtare shqiptare, kryepeshkopi i artë Visarjon Xhuvani, si dhe muzikantë me famë dhe fuqi të kishës, si Kristofor Kisi dhe Irene Banushi.
Janullatos, ti nuk e ndalon përparimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm kombëtar, Shqipërinë e lirë etnike dhe historike. Perëndia qoftë në të drejtën e njerëzimit dhe të kombit shqiptar.


*KISHA “SHEN MARIA” ELBASA

Nga AT NIKOLLA MARKU


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu