PDK cakton Baton Haxhiun si zëdhënës të saj

0
665

Baton Haxhiu

Partia Demokratike e Kosovës ka caktuar Baton Haxhiun si zëdhënës të saj.

Në një paraqitje në televizionin që udhëheq Haxhiu, ai ka folur me shumë emocione për vendimin e kreut të PDK’së, Hashim Thaçi, që ta pranojë “rënien” nga pozita e kryeministrit në atë të ministrit.

Duke thurur shumë lavde për Thaçin, Haxhiu ka thënë se Thaçi gjithnjë ka qenë i vendosur “që kur është në pyetje shteti, të bëjë gjëra shumë të mira”.

Madje Haxhiu ka përmendur edhe një kronologji të veprimtarisë së Thaçit, duke ia përmendur “vendimet e mira në të mirë të atdheut”.

“E përgëzoj Hashim Thaçin jo vetëm për guximin për të udhëhequr për pozicionin që ka marrë, pra supzoohet të jetë nesër, ministër i punëve të jashtme. Është një model i politikanit që ka treguar se kur ka të bëjë për çështje të shtetësisë, di të bëjë gjëra që u bëjnë mirë institucioneve”, ka thënë veç tjerash Haxhiu për Klan Kosovën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu