PDK-, do t’i japë Kryeministrinë LDK-së

0
735

Hasha dhe mustafa

KOSOVË – Pak pas mbledhjes së PDK-së, kryetari i saj Hashim Thaçi theksoi se marrëveshja me LDK-në po shkon siç ishte parashikuar. Sipas Thaçit nuk do të ketë prishje të saj, ndërkohë që pritet të mësohen edhe ministrat e rinj të kabinetit.

“Diskutuam për hapat e mëtejshëm, për përshpejtimin e implementimit të procesit zgjedhor, pra ndërtimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, institucione këto të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, duke respektuar gjithmonë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese” , tha Thaçi.

Më pas kreu i PDK-së shtoi se mbrëmë u zhvillua një takim me LDK-në, të cilin Thaçi e cilësoi të shkëlqyer.

“Kemi pasur një takim të shkëlqyer mes PDK-së dhe LDK-së, kanë vazhduar takimet e grupeve punuese për çështjet e implementimit të marrëveshjes, gjithashtu edhe sa i përket harmonizimit të programit të qeverisë së ardhshme 4-vjeçare mes LDK-së dhe PDK-së me komunitetet”, deklaroi kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi.

Ndërkohë theksoi se marrëveshja po shkon sipas planit dhe agjendës së parashikuar.
“Është një koalicion i shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe flas me optimizëm dhe bindje të plotë se, gjithçka do të shkojë sipas asaj që jemi marrë vesh”, përfundoi kreu i PDK-së.

LDK: Nëse nuk marrim Kryeministrinë, marrëveshja me PDK-në prishet

Më herët Lidhja Demokratike e Kosovës theksoi se, nuk ka alternativë tjetër veç plotësimit të kushtit për pozicionin e kryeministrit. Këtë e bëri të qartë kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e mbajtur për media gjatë vizitës së kryeparlamentarit, Ilir Meta.

“Kjo është marrëveshja që është arritur në parim, në rast se kjo marrëveshje prishet, atëherë LDK del në opozitë dhe pastaj PDK le të bëjë koalicion me kë të dojë”, deklaroi Haziri.

/Shekulli Online/ J.C./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu