PDK-ja e konfirmon Uran Ismailin kandidat për Prishtinë i cili kishte marrë 801 vota në zgjedhjet e 2017-ës

0
843

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Uran Ismaili do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Prishtinës.

Ai ka deklaruar kështu në Klan Kosova derisa 3 ditë më parë, Hoxhaj kishte thënë se Ismaili është i duhuri për kandidat të Prishtinës.

Javë më parë, gatishmërinë dhe dëshirën për të kandiduar për të parin e Prishtinës e kishte shprehur edhe vet Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili.

Ismaili kishte deklaruar se e ka shfaqur gatishmërinë e tij në organet e partisë por pret zyrtarizimin dhe përkrahjen nga partia dhe dega në Prishtinë.

Kandidati i PDK-së në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017, kishte qenë njeriu i dytë më i votuar i partisë së tij në Prishtinë për pozitën e këshilltarit komunal. Ai kishte marrë 801 vota.

Ismaili ishte ministër i shëndetësisë në qeverinë PAN, tani është deputet dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës./Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu